Anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së emërohet Fitnete Bejta

21:39 | 10 Janar 2019

Fitnete Bejta emërohet anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së.

Nënkryetarja e Degës së AAK’së në Prishtinë dhe asambleistja e Kuvendit Komunal, Fitnete Bejta është përzgjedhur anëtare e Kryesisë qendrore të kësaj partie.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, ajo bëri të ditur se ky vendim është propozuar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Nga sot me propozim të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dhe me pajtim nga Këshilli i Drejtues i AAK-së, jam antare e Kryesisë qendrore të kësaj partie. E falenderoj Kryetarin Haradinaj për besimin dhe përkrahjen e treguar”, ka shkruar ajo.

Vitin e kaluar, Bejta kishte braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe iu ishte bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Komento: