Anëtari i VV-së ‘tallet’ me ndërrimin e kryesisë së Kuvendit

19:49 | 26 Dhjetor 2019

Kush po tallet me ndërrimit e kryesisë së Kuvendit?

Anëtari i VV’së, Arbër Zaimi ka thënë se me ndërrimin e kryesisë së Kuvendit kanë ndodhur dy fenomene.

“Me largimin e Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit dhe me ardhjen e Glauk Konjufcës e Arbërie Nagavcit ndodhin dy fenomene, një pozitiv, një negativ”, ka shkruar ai në një postim.

“Fenomen pozitiv: largohen hijet e krimit, korrupsionit e SHIK-ut dhe afrohen figura të pastra intelektuale”

Ndërsa për fenomenin negativ ai ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë diçka e mbinatyrshme në dëm të kryesisë.

“Fenomen negativ: rritet maksimalisht shansi për marrje mësysh të kryesisë së Kuvendit”.

Komento: