Real Madrid nuk heq dorë nga Pogba, ka një plan të ri

22:10 | 26 Dhjetor 2019

Real Madrid e dëshiron Pogban në skuadrën e tij.

Pogba lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid qysh nga vera e kaluar, kur një marrëveshje ishte shumë afër finalizimit.

Francezi vendosi të vazhdonte në ‘Old Trafford’, por duket se ‘mbretërit’ nuk janë dorëzuar për shërbimet e tij.

‘Eldesmarque’ raporton se ‘Los Blancos’ po planifikojnë të ofrojnë edhe shërbimet e Vinicius JR, si pjesë këmbimi për Paul Pogba.

Thuhet se Manchester United do të bindet që ta lirojë lojtarin vetëm nëse ofrohen para të gatshme.

Mbetet të shihet nëse braziliani Vinicius do të ndryshojë mendjen e bordit drejtues të Man United.

Komento: