Mourinho përjetoi dhimbje të thellë në Krishlindje, nuk mund t’i mbajë lotët teksa flet

22:41 | 26 Dhjetor 2019

Duket se Mourinho nuk ka pasur Krishlindje shumë të këndshme.

Jose Mourinho njihet si trajner që komandon me dorë të hekurt, shpeshherë bëhet edhe arrogant, por edhe ai ka pikat e tij të dobëta.

Para sfidave të “Boxing Day”, i intervistuar nga gazetari Jim Rosenthal, portugezi nuk i përmbajti lotët kyr u pyet se si e kishte kaluar “Krishtlindjen”.

“Gëzuar Krishtlindjen Jose! Si ishte Dita juaj e Krishtlindjes? – e pyeti gazetari. Përgjigjen e Mourinhos askush nuk e priste. – Më ngordhi qeni dhe qeni im është familja ime. Pra, shumë e vështirë, por ne duhet të shohim përpara”.

Të paktën fundi i ndeshjes i solli gëzim luzitanit pasi Tottenhami fitoi 2-1 me Brightonit.

Komento: