Rabiot bëhet me skuadër të re

10:29 | 27 Dhjetor 2019

Adrien Rabiot, mund të largohej nga Juventus qysh në janar.

Francezi nuk ka qenë shumë bindës deri më tani dhe pas vetëm gjashtë muajsh në aventurën e tij në Torino, ai mund të shkojë drejt një klubi të ri, përcjell ORAinfo.

Në të vërtetë, sipas raporteve të fundit nga Anglia, Arsenali i Mikel Arteta e ka vendosur emrin e mesfushorit në listën e dëshirave të tij si përforcim gjatë dritares së janarit.

Për nga vështrimi i tij, interesi është konkret. Siç është raportuar nga The Times ekziston një hipotezë e një kredie gjashtëmujore deri në fund të sezonit. /ORAinfo/

Komento: