
Paul Pogba, me sa duket do të kthehet te Juventus.
Sipas raportimeve të fundit Manchester United është i gatshëm ta shesë Pogban te Juventusi nëse këta të fundit bëjnë ofertën e duhur.
Manchester United është i hapur që tia shesë Pogban Juventusit, në rast se Biankonerët ofrojnë 60 milionë euro dhe kartonin e Emre Can.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane Tuttosport, e cila shkruan se drejtuesit e United janë të hapur për shitjen e Pogbas nëse në adresë të tyre arrin oferta e duhur.
Tuttosport, gjithashtu shkruan se Pogba preferon rikthimin te Juventusi para transferimit te Real Madridi.
Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskajer pëlqen Emre Canin dhe United kërkon shërbimet e turkut dhe para për lirimin e Pogbas.
Can e ka humbur vendin e titullarit te Juventusi dhe dëshiron largimin nga Torino.
Pogba u transferua te Unitedi në verën e vitit 2016 për shifrën e 105 miliona eurove, mirëpo nuk ka arritur të shkëlqejë në Old Trafford.