
Jose Mourinho ka një kohë të shkurtër që ka marrë drejtimin e Tottenhamit.
Ai beson se Tottenhami i tij në edicionin e ardhshëm do të jetë krejt ndryshe.
Tekniku portugez ka marrë drejtimin e Tottenham, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon e shkarkuar.
Tottenham në krye me Mourinhon, janë tri pikë pas Chelseas në tabelë, dhe do të garojnë deri në fund për pozitën e katërt.
“Unë e fillova me minus 12 pikë këtu. Minus 12”, ka deklaruar fillimisht Mourinho, kur u pyet për arritjen deri te pozita e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve. përcjell lajmi.
“Me minus 12 pikë, duhet të rikuperohen 12 pikë – kjo është shumë. Ju mund të thoni para disa disa ditësh ishit minus tre dhe kishit një shans për të shkuar në zero, dhe do të kishit të drejt”.
“Por problemi është se gjatë procesit të rimëkëmbjes nuk do të fitoni gjatë gjithë kohës, dhe djemtë nuk do të humbasin gjatë gjithë kohës”.
“Kur të fillojmë sezonin tjetër me numër të njëjtë pikësh, është një histori ndryshe. Por tani për tani është e vështirë, dhe lojtarët po e ndjejnë atë. Kështu që nuk është e lehtë, por ne do të provojmë”.