
U martua fotografi i njohur.
Fotografi i njohur, Veton Osmani dhe partnerja e tij, Venera Canolli mbrëmë i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni ku kishte shumë të ftuar.
Çifti shkëlqyen në ditën e tyre më të veçantë, bukuroshja Venera në fustan të bardhë, e ai u shfaq me një kostum shumë elegant.

Çifti u përkujdes për çdo detaj të kësaj dasme, e cila do të mbetet për shumë gjatë në kujtesën e njerëzve. Vetoni dhe Venera u fejuan në gusht të vitit 2017.


