Real Madrid i thotë “JO” mesfushorit të njohur

17:46 | 28 Dhjetor 2019

Real Madrid i ka dhënë fund interesit për nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Ylli francez është lidhur me një largim nga klubi me bazë Manchesterin që nga dritarja e transferimit të verës, kur ai pranoi hapur se po kërkonte një sfidë të re, përcjell ORAinfo.

Pas kësaj pranimi, Pogba u lidh shumë me një kalim te Realin së bashku me ish-klubin e tij Juventus, por asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të përmbushë vlerësimin e lojtarit të United.

Sipas raportit të fundit, Real tani ka përfunduar interesin e tyre për Pogba pas shfaqjes së Federico Valverde si një nga mesfushorët më në formë në Evropë./ORAinfo/

Komento: