Barcelona interesohet për yllin e Chelseas

20:38 | 28 Dhjetor 2019

Skuadra e Barcelonës vihet pas Willian.

Raportime të ‘Eldesmarque’ bëjnë të ditur se Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me Willian, gjatë janarit, transmeton lajmi.

Besohet se ‘Blutë’ kanë refuzuar një numër ofertash të katalanëve për brazilianin, gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe një ofertë 65 milionëshe të vitit të kaluar.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde shpreson që më në fund të mbyll marrëveshje për Willian, kur merkatoja të rihapet në janar.

31 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsea, dhe nuk i është ofruar akoma rinovimi.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes Barcelonës dhe Chelsea, për Willian.

Komento: