Barcelona me vendim të papritur, shokon tifozët

21:27 | 28 Dhjetor 2019

Barcelona, nuk do të shpenzojë asnjë cent në tregun e transferimeve të janarit, raporton Marca këtë fundjavë.

Sipas Marca, kampionët janë të bindur se kanë burime të mjaftueshme për të arritur objektivat në vitin 2020, pavarësisht formës së mirë të Real Madrid,përcjell ORAinfo.

Gjigantët Katalunas paguan mbi 200 milion Euro gjatë verës në nënshkrimet e Frenkie De Jong dhe Antoine Griezmann, nga Ajax respektivisht nga Atletico Madrid.

Sidoqoftë ka të ngjarë të ketë disa largime nga klubi brenda disa javëve në vazhdim, me Carles Alena dhe Arturo Vidal të dy thuhet se janë në dalje nga Camp Nou./ORAinfo/

Komento: