Arrihet marrëveshja, Inter po transferon yllin e Barcelonës

10:01 | 29 Dhjetor 2019

Arturo Vidal pritet të largohet nga Barceloa në afatin kalimtar të janarit.

Ylli i Barcelonës, Vidal, po lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter tash e disa muaj.

Gazetari Nicolo Schira sot ka raportuar se Vidal dhe Inter veçse kanë një marrëveshje, transmeton lajmi.

Mesfushori do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me skuadrën ‘Zi kaltër’.

Paga e lojtarit do të jetë 4.5 milionë euro, plus bonuse, deri në qershor, pastaj do të ngritët në 6 milionë euro për vit, në dy sezonet e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë të pajtohet edhe me Barcelonën, për shumën e klauzolës së Vidal.

Komento: