
Janë bërë 6 vite nga aksidenti i Michael Schumacher.
Pak orë para gjashtë vjetorit të aksidentit të tij dramatik me ski, Michael Schumacher është akoma në kujdes intensiv, dhe askush nuk di saktësisht se në çfarë gjendje ka qenë ai gjatë këtyre viteve. Shëndeti i ish pilotit të Formula 1 është një sekret që ruhet mirë.
A e kaloi Michael Schumacher festën e Krishtlindjes në shtëpinë e tij në Zvicër, i rrethuar nga familja e tij? Po, me shumë gjasë. Por, në çfarë gjendje? Askush nuk e di sot. Shëndeti i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 është mbajtur sekret nga familja e tij, që kur ai ka pësuar dëmtimin në kokë.
Sot, e dielë, do të jetë gjashtë vjetori i aksidentit serioz me ski. Gjermani nuk ndërroi jetë atë ditë. Teknikisht, ai u zgjua nga koma. Si shtesë, ishte bërë e ditur se rreth 15 njerëz punon rreth tij, çdo ditë, për ta mbajtur kampion në gjendje stabile, transmeton lajmi.
Mbështetja nga prof. Menasche, në Paris
“Ai është gjithmonë në dijeni dhe komunikon me sy” ka thënë një ish pilot, Philippe Streiff, në vitin 2014. Informacioni menjëherë u mohua nga profesor Saillant, i afërt me familjen Schumacher. Sipas neurologut specialst, i cili ka folur për gjithë këto vite, Schumacher ishte në një gjendje vegjetative.
Por, që nga zbulimi nga parisieni për tretmanin e tij në spitalin Georges – Pompidou, ku ai ndoqi terapitë, në shtator, asgjë nuk ka më pak rëndësi. Raportimet kanë zbuluar në baza ditore se gjermani është në dijeni, por nuk mund të konfirmohej. Pastaj, profesor Menasche foli për ‘Repubblica’, duke konfirmuar në këtë ras se ai ka dhënë kujdes të mirë për pilotin.
Mesazhi enigmatik i gruas së Schumacher
“Unë nuk bëjë mrekulli” ka thënë ajo në shtypin italian, më herët gjatë tetorit. Ne nuk eksperimentojmë me skuadrën, term ky që nuk lidhet me vizion serioz të medicinës ka zgjuar vëmendje, por situata tashmë është normalizuar. Ka pasur shumë progres në 20 vitet e fundit (terapia qelizore), por e vërteta është se ne akoma dimë shumë pak”.
Jo më shumë të reja rreth gjendjes shëndetësore janë zbuluar, deri sa ky mesazh enigmatik nga gruaja e tij, mbërriti tek ne nga Facebook, me emrin “Vazhdo të luftosh Michael’, në nderim të ish pilotit të Formula 1. “Gjërat e mëdha gjithmonë fillojnë me hapa të vegjël” shkruajti ajo. “Shumë gurë të vegjël mund të ndërtojnë një mozaik. Së bashku jemi më të fortë”. A mund të ishte ky një mesazh shprese për tifozët që kanë pritur për kaq shumë vite? Shumë herët për t’u thënë.