Manchester United me transferim të ‘çmendur’ nga Tottenham

10:38 | 29 Dhjetor 2019

Manchester United po e do me çdo kusht Christian Eriksenin.

Organizatori danez, Eriksen, është duke shikuar drejt të ardhmes, me synimin që të largohet nga Tottenham.

Sipas ‘Telegraph’, Man United do të kërkojë nënshkrimin e Eriksen, si transferim të lirë, gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.

Danezi nuk ka synim të nënshkruajë kontratën e re me Spurs, dhe mund të largohet në janar, por United po synojnë ta bëjnë atë transferimin më të madh, në fund të sezonit.

Eriksen po kalon në formë të mirë nën urdhrat e Jose Mourinho. Ai shënoi një gol të bukur në ndeshjen që u luajt dje, kundër Norëich.

Mbetet të shihet nëse United mund ta realizojë planin për Eriksen.

Komento: