A po largohet Pep Guardiola? Man City zbulon gjithçka

11:10 | 29 Dhjetor 2019

Pep Guardiola po kalon në një periudhë shumë të vështirë si trajner.

Rezultatet negative të Manchester City në gjysmën e parë të sezonit në Premierligë kanë bërë që Liverpool të shkëputet në krye të tabelës, me pak mundësi për t’u kapur.

Këto rezultate kanë bërë që Guardiola ta gjej vetën në një krizë që nuk e ka njohur më parë si trajner.

Tashmë, e ardhmja e tij është në pikëpyetje të madhe, por tek Manchester City nuk besojnë se ai do të largohet para skadimit të kontratës.

“Pep ka thënë shumë herë se ai ka kontratë që mbuloon këtë vit, plus bitin tjetër” ka thënë shefi ekzekutiv i Man City, Soriano, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka diskutim mbi këtë. Pep do të qëndrojë dhe ai do të largohet në kohën e duhur, një ditë – dhe klubi është i fortë mjaftueshëm për t’i përballuar secilit ndryshim” ka shtuar ai.

“Gjithsesi, siç ka thënë Pep, ai nuk do të largohet” ishin fjalët e Soriano.

Guardiola kaloi tek Man City në vitin 2016 dhe skuadra e tij dominoi futbollin anglez deri në këtë sezon, kur tashmë Liverpool ka marrë timonin.

Komento: