Juventus i futet garës për yllin francez

11:42 | 29 Dhjetor 2019

Juventus në garë për shërbimet e Oliver Giroud

Olivier Giroud me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea qysh në merkaton e janarit.

‘Calciomercato’ shkruan se Juventus dhe Lyon janë në garë direkte për shërbimet e yllit të Chelsea, Giroud, transmeton lajmi.

Reprezentuesi francez dhe fituesi i Kupës së Botës nuk ka gjetur minutat e tij nën urdhrat e Frank Lampard.

Ai do të lejohet që të largohet nga ‘Stamford Bridge’ me t’u hapur merkatoja e dimrit.

Ai mund të bashkohet me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri, tek Juventus, nëse skuadra arrin marrëveshje me ‘Blutë’.

Por, në garë për Giroud është edhe skuadra nga Franca, Olympique Lyon.

Komento: