Lajm “bombë”, De Rossi po kthehet në Seria A

13:00 | 29 Dhjetor 2019

Daniele De Rossi, mund të bëjë një rikthim te Roma për t’u bashkuar me stafin teknik të klubit në Serie A, raporton Corriere dello Sport.

Mesfushori e kaloi tërë karrierën e tij në kryeqytetin italian deri në një transferim te Boca Juniors në fillim të këtij viti, përcjell ORAinfo.

Në moshën 36 vjeç, megjithatë, fituesi i Kupës së Botës po arrin në fund të ditëve të tij të lojës dhe mund të bashkohet me ekipin stërvitës në ish-klubin e tij./ORAinfo/

Komento: