
Ndërsa dritarja e janarit është afët, AC Milan ka zhvendosur fokusin në largimet e mundshme, pasi ka përfunduar nënshkrimin e Zlatan Ibrahimovic.
Franck Kessie është një nga lojtarët që mund të largohej, pas një fillimi të ngadaltë,përcjell ORAinfo.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport Kesssie është kërkuar shumë nga Wolves dhe Monaco gjatë verës, por asnjëri nga të dy klubet nuk pritet të ofrojë një ofertë për lojtar në janar.
Përkundër kësaj, Kessie ka ende disa admirues në Premier League. Siç është raportuar nga Tuttosport West Ham kohët e fundit bëri kontakte të reja me kuqezinjtë për të hetuar terrenin për një transferim të mundshëm./ORAinfo/