
Ata për momentin janë çifti më i përfolur dhe më i dashur i publikut.
Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka dhe e dashura e tij Arbnora së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi është bërë e ditur se ata po e presin një foshnje.
Madje së fundmi, përmes një publikimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbnora ka bërë të ditur gjininë e foshnjes, shkruan Indeksonline.
Ajo ka bërë të ditur se ata pritet të bëhen prindër të një djali.

Kujtojmë që para pak kohe edhe vëllau i Taulantit, Graniti, u bë baba i një vajze.
