
Klubi i Bayern Munich ka falënderuar tifozët shqiptarë.
Në vazhdën e falënderimeve për mbështetjen në vitin 2019, klubi i Bayern Munich ka falënderuar edhe tifozët shqiptarë dhe ata kosovarë të klubit në gjuhën shqipe.
Klubi gjerman e ka bërë këtë në shumë gjuhë të tjera, por ajo që bie në sy është reagimi në foton ku u shkruan fjala: ”Faleminderit!”, bashkangjitur edhe flamuri kosovar.
Gjëja tjetër që ka marrë vëmendjen është komenti që ka bërë faqja e Bayern në foton e postuar në gjuhën shqipe.

Njerëzit që kujdesen për faqen e gjigantit gjerman, nuk ishin të sigurt nëse e kishin shkruar saktë fjalën ”faleminderit” dhe kështu zgjodhën t’i pyesnin tifozët.
”A e shqiptuam ashtu si duhet?”, shkruhet në koment nga faqja zyrtare e Bayern.
