
Valon Behrami do të kthehet në Itali.
Pas Veronës, Lazios, Fiorentinës, Napolit dhe Udineses, zvicerani do të kthehet të luajë në Serie A sërish, tani te Genoa.
Për të një fillim i sezonit e pa në skuadrën e Sion, por pas dy muajsh dhe vetëm katër ndeshjeve të zhvilluara kontrata u ndërpre, përcjell lajmi.
Tani mundësia për t’u rikthyer në fushë. Sot zhvilloi stërvitjen e parë nën urdhërat e Nicola, i cili tashmë e kishte nën urdhëra atë në Udinese dhe është një lojtar që e dëshiron fort.
Kështu që Behrami do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore, ku do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor.
Për të mbetet rikthim në Genoa, skuadra që e solli atë në Itali pas përvojës në Lugano. Ai luajti 24 ndeshje me Rossoblët në sezonin 2003/2004, përpara se të huazohej te Verona dhe më pas të kalonte te Lazio.