Ky lojtar i Milanit ia sheh “sherrin” ardhjes së Ibrahimovic

19:35 | 29 Dhjetor 2019

Milani është gati të shesë sulmuesin e Spanjës Suso pas ardhjes së Zlatan Ibrahimoviç, raporton Calciomercato.

26-vjeçari ka shënuar vetëm një herë këtë sezon, ndërsa nënshkrimi i Ibrahimoviç ka të ngjarë të shkaktojë një ndërrim taktik që nuk i përshtatet atributeve të ish-sulmuesit të Liverpool-it,përcjell ORAinfo.

Si rezultat, kuqezinjtë janë të gatshëm të pranojnë oferta në rajon prej 25 milion € për lojtarin, me Napoli dhe Sevilla të lidhur me shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: