Super lojtari i Milanit përfundon në Angli

21:00 | 29 Dhjetor 2019

Ricardo Rodriguez, me shumë gjasë do të largohet nga Milan.

Kësoisoj, Watford ka vendosur të luftojë me Napolin për mbrojtësin e Milanit, Ricardo Rodriguez muajin tjetër, raporton Il Mattino, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi i majtë, i cili gjithashtu luan për ekipin kombëtar të Zvicrës, ka rënë në sy të Hornets.

Sidoqoftë, ata do të duhet të përballen me gjigantët në Serie A, në mënyrë që të sigurojnë firmën e 27-vjeçarit./ORAinfo/

Komento: