
Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, raportohet se mund të bashkohet përsëri me Tottenham Hotspur në një marrëveshje e cila do të shihte Christian Eriksen të lëvizte në drejtim të kundërt.
Bale ishte i lidhur fort me një largim nga Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund mbeti me ekipin e Zinedine Zidane dhe ka qenë i rregullt këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Sipas AS, Tottenham mund të ofrojë 26 milion plus plus Eriksen për Bale, i cili besohej se ishte afër transferimit në Superligën Kineze në fazat e fundit të dritares së verës.
Uellsiani shënoi 55 herë në 203 paraqitje për Spurs mes 2007 dhe 2013 para se të linte kryeqytetin anglez për t’u transferuar në Spanjë.
Eriksen ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim në Manchester United, megjithëse ish-playmaker i Ajax besohet se favorizon një transferim në Los Blancos./ORAinfo/