
Mario Mandzukic, është bashkuar zyrtarisht në Al-Duhail pasi përfundoi kontratën e tij me Juventus.
Sulmuesi është një agjent i lirë pasi ka arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij me Bianconeri me pëlqim të ndërsjellë këtë javë,përcjell ORAinfo.

Ai arriti në Doha për të përfunduar transferimin dhe u fotografua duke mbajtur shallin e klubit të tij të ri.
“Unë jam duke u përgatitur për fillimin e një kapitulli të ri në karrierën time të futbollit me një nga klubet më të mëdha në Azi,” tha Mandzukic për uebfaqen e Al-Duhail.
“Unë do të punoj me shokët e mi të rinj të skuadrës për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”, ka thënë ai.
33 vjeçari i Kroacisë nuk luajti aspak për Juventus këtë sezon, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të tyre.
Ai bëri 126 paraqitje konkurruese për Juve, duke shënuar 44 gola, pasi arriti nga Atletico Madrid në korrik 2015 për 23.5 milion €./ORAinfo/