“Ciao” Milan, zbulohet ekipi i ri i Piatek

13:41 | 30 Dhjetor 2019

Krzysztof Piatek, mund të përfundojë në Spanjë.

Më shumë pritej nga kuqezinjtë, në veçanti, nga ata lojtarë që kishin bërë shumë mirë një vit më parë, si sulmuesi polak, përcjell ORAinfo.

Lojtari pati një ndikim të madh në Serinë A me Xhenova dhe nënshkroi për Milanin në Janar ku vazhdoi të shënojë por këtë sezon është ndryshe.

Piatek ka shënuar vetëm një gol nga loja e hapur deri më tani dhe departamenti sulmues i Milanit po mundohet shumë, kjo është arsyeja pse klubi zgjodhi të rikthejë Zlatan Ibrahimovic.

Tani, e ardhmja e Piatek është e pasigurt. Ka pasur raporte për interesin e Fiorentinës dhe Xhenovës si dhe interes nga Gjermania.

Tani, AS në Spanjë raporton se Atletico Madrid e ka vendosur Piatek në listën e përforcimeve të mundshme për sulmin./ORAinfo/

Komento: