Milan vjen me transferim gjigant

14:04 | 30 Dhjetor 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo është lojtari kryesor që po e kërkon AC Milan, sepse rossonerët duan të forcojnë mbrojtjen e tyre në afatin kalimtar të janarit, raporton Gazzetta dello Sport.

Me Zlatan Ibrahimovic tashmë të sjellë për të rritur sulmin e Milanit, Stefano Pioli tani është duke u përqëndruar në skajin tjetër të fushës,përcjell ORAinfo.

Todibo, 20 vjeç, ka luajtur vetëm tre herë për Barcën këtë sezon, duke përfshirë edhe fitoren 2-1 në San Siro e cila rrëzoi rivalët e Milanit Inter jashtë Champions League./ORAinfo/

Komento: