Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Suso

15:00 | 30 Dhjetor 2019

Sevilla, do të lëvizë në tregun e dimrit dhe tifozët presin me padurim ndonjë lëvizje nga Monchi, i cili aktualisht është me familjen e tij me pushime për disa ditë mes Gjermanisë dhe Francës.

Por në Itali ata thonë se Sevilla do një transfeim për Suso,përcjell ORAinfo.

Sipas ‘Calciomercatto’, lojtari mund të largohet, por jo me asnjë çmim. Me kontratë deri në vitin 2022, Sevilla e di se çmimi i saj mund të jetë rreth 20 milion euro.

Në Milano nuk janë të kënaqur me sezonin e Suso, i cili ka regjistruar një gol dhe dy asistime në 15 ndeshje, dhe ardhja e Ibrahimoviç, me shpresën që ai ka krijuar, mund ta lehtësojë largimin e tij. /ORAinfo/

Komento: