
Juventus po punon shumë dhe po mendon për tregun e janarit.
Nga njëra anë, është rinovimi i Szczesny, i cili tani është një hap larg. Nga ana tjetër, Paratici nuk po heq dorë nga Ter Stegen dhe Donnarumma, përcjell ORAinfo.

Ka besim të plotë te portieri polak te Juventus dhe vetëm njoftimi zyrtar i rinovimit deri në vitin 2024 mungon.
Kështu, bardhezinjtë do të dërgojnë një mesazh të fortë për të gjitha klubet duke menduar të bëjnë një lëvizje për portierin, veçanërisht Manchester United dhe Barcelona.
Por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm. Nëse arrin një ofertë të rëndësishme, Juve mund të vlerësojë shitjen e mundshme të Szczesny dhe për këtë arsye, klubi është duke vëzhguar zëvendësuesit e mundshëm, me Ter Stegen dhe Donnarumma që janë emrat në krye të listës./ORAinfo/