Arrihet marrëveshja, Milan po sjell në ‘San Siro’ yllin e madh

18:22 | 30 Dhjetor 2019

Milan po planifikon transferime të mëdha në merkaton e janarit.

Jean Clair Todibo është prioriteti i Milan, për merkaton e janarit, pas marrëveshjes me Zlatan Ibrahimovic.

Ylli francez që luan me Barcelonën, Todibo, është lojtari që kërkohet me ngulm nga Milan, skuadër kjo që ka nevojë për ‘rinovim’ në mbrojtje.

Milan thuhet të kenë arritur marrëveshje me Barcelonën, për mbrojtësin, transmeton lajmi.net.

Pritet që Todibo të shkojë në formë huazimi tek Milan, me mundësi për blerje për një shifër që do të prekte 20 milionë euro.

Tashmë është gjithçka në dorën e mbrojtësit. Ai do të ketë fjalën finale për transferimin e mundshëm në ‘San Siro’.

Komento: