
Juventus po synon të rinovojë kontratën më portierin Wojciech Szczesny
Klub ka filluar të mendojë për të ardhmen e lojtarëve që veçse i ka në kontratë.
Kampionët e Serie A kanë kthyer vëmendjen kah portieri i skuadrës, Wojciech Szczesny, i cili ka qenë numri 1 në portën ‘Biankoneri’, në sezonet e fundit.
‘Calciomercato’ raporton se Juventus po përgatisin ofertën për Szczesny, për kontratën e re, transmeton lajmi.
Portieri polak pritet të vë firmën e tij në kushtet e reja të kontratës, përkundër zërave që lidhin Juven me Ter Stegen e Donnarumma.
Mbetet të shihet nëse polaku do të arrijë marrëveshje për kontratën e re me ‘Zonjën e vjetër’.