Bashkë me katër fëmijët e saj, ‘Sasa’ sjell foton më të bukur për Vitin e Ri

17:52 | 01 Janar 2020

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi po vazhdon të jetë më e preferuara e publikut.

Ajo është tash e një kohë të gjatë pjesë e aktrimit e roli që bëri bujë të madhe është ai i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’, përcjell ORAinfo.

Sasa është tejet e përfolur edhe për jetën jashtë kamerave.

Ajo jeton si grua e divorcuar dhe nënë katër fëmijëve.

Meqë është shumë aktive me postime në rrjete sociale, Sasa ka publikuar foton më të ëmbël me fëmijët për Vitin e Ri./ORAinfo/

Komento: