Zlatan Ibrahimovic është afër zyrtarizimit në Milan.
Superylli suedez mbërriti në aeroportin e Linate këtë mëngjes dhe u përshëndet nga drejtori i kuqezinjve Zvonimir Boban, përcjell ORAinfo.
38-vjeçari tani po shkon drejt klinikës La Madonnina në Milano për t’iu nënshtruar kontrolleve të tij mjekësore dhe pas kësaj do të nënshkruajë kontratën e tij me klubin.
Me poshtë e gjeni një video nga momenti i arritjes së Ibrahimoviç në Milano. /ORAinfo/