Te Milani janë duke menduar për barrikadën e fair play financiar, duke qenë se nuk mund të dalin nga korniza dhe shpenzojnë.
Praktikisht, investimi për Paqueta nga Brazili ka qenë i fundit i rëndësishëm në këto kushte. Për këtë arsye, Ivan Gazidis, përpara se kërkesa zyrtare e kuqezinjve të bëhet në TAS të Lozanës për të hedhur poshtë vendimin e UEFA-s (gjobë 12 mln euro, kufizim organike dhe dy vjet kohë për barazim bilanci mes shpenzimeve dhe arkëtimeve), ka zhvilluar një takim me drejtuesit e lartë të Nionit.
Sipas “Sky”, takimi ka shërbyer për të kuptuar më shumë nëse UEFA mund të bëjë tolerime ose jo. Një meditim mes palëve.
Klubi kuqezi kërkon një reduktim të gjobës, por edhe të shtyhet koha për balancimin e bilancit, duke qenë se po vuan një dënim për një administrim të vjetër të klubit (periudha 2014-2017). Gazidis shpjegoi se pronarët e rinj janë të fortë ekonomikisht dhe duan të investojnë.
Sa i përket merkatos, Leipzig vijon të kërkojë Calhanoglu, që ka rënë dakord me gjermanët. Madje, edhe oferta prej 20-22 mln eurosh kënaq Milanin.
Mbetet nyja Gattuso, që ka mbrojtur turkun dhe ka vendosur veto, duke thënë se “sa të jem unë trajner,ai nuk do të largohet”.