
Gjykata serbe merr vendim për Nezir Mehmetajn.
Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn.
Indeksonline mëson se Gjykata në Beograd i ka caktuar masën prej 48 orë për mërgimtarin nga Kosova. Sipas serbëve, ai akuzohet për krime lufte.
Ndryshe, Neziri ka afro 30 vite që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë.
Kësisoj, ai kishte nisur për Beograd për t’ia bërë analizat.
Mirëpo, kur po kthehej në Kosovë, ishte ndalur në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’.