Aksident i rëndë trafiku në Gjilan, ka të lënduar

21:05 | 04 Janar 2020

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Bresalc të Gjilanit.

Nga Policia e rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Të lënduar në këtë aksident kanë mbetur katër persona.

Të njëjtit raportohet se janë lehtë të lënduar dhe jashtë rrezikut për jetë.

Komento: