Shënojnë rritje të ardhurat nga diaspora në Kosovë

21:21 | 04 Janar 2020

Diaspora është ajo që po investon më së shumti në Kosovë.

Diaspora e Kosovës po vazhdon të qëndroj me “menje” në Kosovë, duke kontribuar me shuma të mëdha financiare, shkruan IndeksOnline.

Madje këto shuma po shënojnë rritje çdo vit që diaspora i dërgon apo investon në Kosovë.

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitancave të dërguara ka shënuar rritje.

Deri në muajin shtator të vitit 2019, remitancat kanë arritur vlerën e 627.4 milionë eurove, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rritje për 6.1 për qind.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2018 shuma e remitencave të dërguara në Kosovë ishte 588.2 milionë euro.

“Nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, shuma e remitencave të dërguara nga mërgimtarët tanë ka arritur në 627.4 milionë euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar-shtator), shuma e remitencave të dërguara në Kosovë ishte 588.2 milionë euro”, ka thënë për IndeksOnline Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

Shuma e dërgesave të emigrantëve në vit konsiderohet të jetë edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga IndeksOnline në Bankën Qëndore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera.

IndeksOnline ka kërkuar disa informata nga Ministria e Diasporës po tash e një javë kanë refuzuar të flasin.

Komento: