Real Madrid transferon talentin 35 milionësh

09:35 | 05 Janar 2020

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për talentin Brazilian.

Real Madrid dhe Flamengo duket se janë pajtuar për kartonin e Reinier.

Braziliani i Flamengo ka tërhequr vëmendje të madhe nga Real Madrid, këta të fundit që e duan lojtarin me çdo kusht, qysh në janar.

‘Goal’ bën të ditur se dy skuadrat janë pajtuar për transferimin, dhe sulmuesi i Flamengo do t’i bashkohet Realit gjatë këtij muaji, transmeton lajmi.

Shuma për të cilën janë pajtuar palët mësohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Lojtari do të mbush 18 vite më 19 janar. Sigurisht, një e ardhme e ndritur është përpara për të.

Komento: