Juventus ofron Emre Can për yllin e Bayern Munich

10:24 | 05 Janar 2020

Juventus do të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së janarit.

Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri është e vendosur që të përforcojë repartin e mesfushës, dhe për këtë punë tashmë po shohin edhe kah Bundesliga.

‘Goal Italia’ raporton se Juventus kanë kontaktuar skuadrën e Bayern Munich, për të negociuar një shkëmbim të mundshëm, transmeton lajmi.

‘Zonja e vjetër’ dëshiron shërbimet e Thiago Alcantara, dhe është gati që të ofrojë edhe Emre Can.

Can nuk do ta ketë të gjatë qëndrimin tek Juventus, pasi lojtari ësht shqyrtuar edhe për një shkëmbim me Paredes të PSG.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Juventus për lojtarin.

Komento: