Todibo në Milan? Ky është lajmi i fundit nga Italia

12:28 | 05 Janar 2020

Jean Clair Todibo është shumë pranë transferimit në Milan.

‘Rosoneri’ janë gati të mbyllin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit francez, dhe tashmë duket se kanë edhe një marrëveshje me Barcelonën.

Për finalizimin e marrëveshjes tashmë gjithçka mbetet në dorë të lojtarit, i cili do të vendos për të ardhmen e tij.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Todibo do të marrë disa ditë për bërë vendimin e tij, në mënyrë që të jetë sa më i saktë, transmeton lajmi.

Lojtari francez nuk ka pasur hapësirat e duhura tek Barca, por ai përsëri heziton që të largohet nga ‘Camp Nou’.

Komento: