
Kontrata e Christian Eriksen me Tottenham do të skadojë në fund të sezonit dhe lojtari është vendosur të largohet nga klubi, qoftë këtë muaj ose në qershor me një transferim falas.
Sipas raportimeve nga The Sun në Angli, Nerazzurri janë shumë afër mesfushorit, përcjell ORAinfo.

Inter tashmë ka ofruar 23.5 milion euro Tottenhamit për mesfushorin danez dhe po kërkojnë të mposhtin konkurrencën e klubeve që po kërkonin të blinin lojtarin falas në fund të sezonit./ORAinfo/