Pioli zbulon skuadrën anti-Sampdoria, merret vendim për Ibrahimovicin

15:59 | 05 Janar 2020

Në prag të përplasjes mes AC Milan dhe Sampdoria, Stefano Pioli ka zbuluar skuadrën e tij me 23 futbollistë.

Siç pritej, edhe pse ai sapo arriti, Zlatan Ibrahimoviç përfshihet në listë, i gatshëm për të luajtur nga fillimi,përcjell ORAinfo.

Biglia, Rebic dhe Rodriguez janë lënë jashtë për shkak të lëndimeve. Borini, ndërkohë, është lënë jashtë si një zgjedhje teknike nga menaxheri, pasi largimi i tij nga klubi është afër./ORAinfo/

Portierët: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina.

Mbrojtësit: Calabria, Caldara, Conti, Gabbia, Hernández, Musacchio, Romagnoli.

Mesfushorët: Bennacer, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoğlu, Kessie, Krunić, Paquetá.

Sulmuesit: Castillejo, Ibrahimović, Leão, Maldini, Piątek, Suso.

Komento: