Pioli bën ndryshim të papritur në formacionin e Milanit

19:28 | 05 Janar 2020

Megjithëse kishte lajme në ditët e fundit duke sugjeruar që Zlatan Ibrahimoviç do të luajë që nga fillimi në përplasjen e Milanit kundër Sampdoria nesër pasdite, duket se Kris Piatek do ta mbajë vendin e tij në njëmbëdhjetëshin në qendër të sulmit.

Siç shprehet reporteri Daniele Longo, për momentin, sulmuesi polak është përpara 38-vjeçarit për një vend në formacionin, përcjell ORAinfo.

Duke pasur parasysh se si ka performuar i pari këtë sezon, nuk do të bjerë shumë mirë me tifozët kuqezinj, megjithëse ‘Ibra ’pritet të bëjë një paraqitje në një mënyrë apo tjetrën./ORAinfo/

Komento: