
Napoli me shumë mungesa.
Napoli pret të hënën Interin pa të lënduarit Dries Mertens, Kalidou Koulibaly, Faozi Ghoulam dhe Nikola Maksiomovic, derisa Fabian Ruiz është në dyshime.
Trajneri Gennaro Gatusso konfirmoi se Koulibaly mezi priste të rikthehej pas një lëndimi në kofshë, por stafi mjekësorë vendosi që të mos rrezikojë.
Mertens ka fluturuar drejt Belgjikës për një vizitë te specialisti i tij, ndërsa Maksimovic dhe Ghoulam janë mungesa afat gjate, transmeton lajmi.
Fabian Ruiz është në skuadër, por mbetet në dyshime pasi vuan nga simptomat e gripit.
Skuadra e Napolit e ftuar për ndeshjen kundër Inter: Meret, Ospina, Karnezis; Mario Rui, Luperto, Di Lorenzo, Hysaj, Manolas, Tonelli; Allan, Fabian Ruiz, Elmas, Zielinski, Gaetano; Callejon, Llorente, Insigne, Lozano, Younes, Leandrinho, Milik.