Përfshihet nga zjarri një veturë në magjistralen Pejë -Prishtinë

21:40 | 05 Janar 2020

Digjet një veturë në magjistralen te “Kroi i Mbretit”.

Një veturë është djegur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.

Në këtë foto të dërguar në Express shihet se si vetura është djegur e tëra në rrugë.

Njësitet e policisë janë të pranishme në vend dhe po merren me rastin.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare dhe nuk dihet a ka të lënduar nga ky rast.

Komento: