
Chelsea, është i interesuar të nënshkruajë Moussa Dembele, Wilfried Zaha dhe Jadon Sancho këtë muaj zbulon Footmercato.
Blutë kanë pasur tashmë një ofertë prej 40 milion € të refuzuar nga Lyon për Dembele, por shpresojnë t’i tundojnë ata në një marrëveshje duke i ofruar Olivier Giroud në këmbim, përcjell ORAinfo.

Ata janë gjithashtu të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Crystal Palace, Zaha një kontratë me vlerë rreth 200,000 £ në javë plus shpërblime për ta bindur atë të transferohet në Stamford Bridge.
Futbollisti i Anglisë, Sancho është gjithashtu i lartë në listën e ngushtë të Chelsea./ORAinfo/
