Thaçi uron Milanovicin për fitoren, falënderon presidenten Grabar-Kitarovic për mbështetjen

11:55 | 06 Janar 2020

Kroacia është bërë me president të ri.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar presidentin e zgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanovic për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë, Thaçi ka falënderuar presidenten e deritanishme, Kolinda Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj.

Përmes Twitterit, presidenti Thaçi ka thënë se është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanovic. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi.

Komento: