U kërkuar me ngulm nga Milan, ylli i madh i thotë “PO” Napolit

12:04 | 06 Janar 2020

Stanislav Lobotka, nuk do të jetë as në pankinë për Celta Vigo kundër Osasunas.

Lojtari është i gatshëm të paketojë çantat dhe të largohet për në Itali, me Napolin destinacionin e tij më të mundshëm, ani pse ai u kërkua me ngulm edhe nga Milan, përcjell ORAinfo.

Trajeri Oscar Garcia, foli për të, duke treguar se ai nuk është më i përqendruar.

“Nëse mendoj se ai nuk është i përqendruar në lojë fare, atëherë ai nuk do të luajë, sepse unë kam nevojë për lojtarë që janë të përqendruar për ndeshjen dhe që i lënë mënjanë mendimet e tjera “, ka përfudnuar ai.

Lobotka, dëshiron vetëm Napolin, ai po bën presion çdo ditë më shumë për të siguruar që kompanitë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare dhe totale për të./ORAinfo/

Komento: