Ja sa orë po presin mërgimtarët në Merdare

12:39 | 06 Janar 2020

Po vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare.

Deri në tri orë po presin qytetarët për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi, raporton IndeksOnline.

Kolona e automjeteve në Merdarë është mbi një kilometër në dalje ndërsa pritja është deri në 180 minuta.

Të dhënat e Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se për dallim nga Merdara, në pikën tjetër kufitare të Dheu i Bardhë, pritja është një orë e gjysmë ndërsa kolona është rreth 600 metra e gjatë në dalje.

Kurse në pikën veriore, në Jarinje, qytetarët po presin rreth një orë për ta lëshuar territorin e Kosovës.

Komento: