Juventus cakton çmimin e Can

14:43 | 06 Janar 2020

Juventus, ka vendosur një çmim për mesfushorin Emre Can, i cili më sa duket do të largohet nga klubi.

Raporti detajon se si Bianconeri duan të paktën 30-35 milion € për mesfushorin gjerman 25-vjeçar, i cili nuk ka arritur të bindë trajnerin Maurizio Sarri këtë sezon, përcjell ORAinfo.

Ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje për këtë klub, duke mbetur jashtë listës së lojtarëve të regjistruar në Juventus. Ai nuk ka arritur të luajë plot 90 minuta për klubin këtë sezon./ORAinfo/

Komento: